TIRANË- Pasi kryeministri Edi Rama i kërkuar dorëheqjen drejtorëve dhe shefave të spitaleve duke i bërë fajtor për gjendjen e shëndetësisë, komentuesit i kanë kërkuar ‘kokën’ e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, pasi sipas tyre ai është përgjegjësi për korrupsionin.

Por Rama i thotë se nuk e ka kuptuar thelbin e gjithë lëvizjes dhe se nuk di shah por lojë luftash me top gome.

REPLIKAT

Komentues 1: A ka kosto ish-ministri jot që për 4 vite se ka parë këtë që pe ti për pak ditë dhe që e finalizove me dorëheqje të të gjithë drejtorëve të spitaleve. Ku qëndron ministri jot për gjithë këtë skandal. Ku është përgjegjësia e tij zotrote apo ta gradosh edhe njëherë ministër aty apo diku tjetër kushedi. Turp! Korrupsionin luftoje nga koka e jo nga të vegjlit që s’kanë faje fare në rastin në fjalë sepse çdo gjë kanë bërë e kanë bërë se janë toleruar nga lart.

Komentues 2: O mjeshtër ky është një show për të kënaqur pensionistët sepse këta u hoqën që këtej dhe do vendosen diku tjetër, dhe kjo do përfundojë si ajo reforma e kuponit tatimor.

Edi Rama: Andi mos fol nga kazani dil të thashë, mos u vono se mbete aty pastaj?

Edi Rama: Gjovalin, s’ke kuptuar thelbin e gjithë lëvizjes që sapo ka filluar ti vëlla, po si duket s’di shahun po vetëm lojën luftash me top gome? Dhe turpin shko tregoja vetes në pasqyre jo mua, se s’ta ka njeri borxh të dëgjojë klithmat e tua të moskuptimit?

Rama fb komente ok

(m.k./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: