TIRANË
Qytetarë të shumtë zgjedhin emisioni “Koha për t’u zgjuar” në News 24 për të shprehur hallet dhe shqetësimet e tyre.
Ashtu si çdo ditë tjetër edhe këtë të enjte, qytetarët në bashkëbisedim me drejtuesin e emisionit kanë bërë thirrje të ndryshme, që nga zbatimi i ligjit e deri tek apeli për qeveritarët që të kthejnë sytë nga pensionistët dhe shtresat në nevojë.
Një nga problemet që trokiti në këtë emision ishte aplikimi për kartat e identitetit, ku qytetarët bëjnë thirrje që qeveria përmes programeve të rimbursimit, të krijojë mundësi falas për pensionistët, pasi nuk kanë mundësi ekonomike.
Telefonatat e qytetarëve:
“Të gjithë ata që kanë pension të ulët, i bëj thirrje përmes televizionit tuaj, të bëjnë falas kartën e identitetit. Unë jam pensionist zoti Bashkim. Ne nuk kemi bukë të hamë dhe jo të bëjmë kartat e identitetit.”, tha një qytetar.
“Ky popull ka halle dhe probleme boll. Problemi më i madh për ne është e ardhmja e fëmi9jëve tanë. Djali im ka mbaruar shkollën, por ende nuk ka marrë diplomat. Ai ka mbaruar në Universitetin e Durrësit.”
“Këta që kanë bërë vrasjen shpirtërore për 30 vite. Si kërkojnë protesta në prag të përfundimit të reformës në drejtësi nga ndërkombëtarët. Asaj partie duhet me i thënë kështu: Vetëm pasurimi i shpirtit është rruga që të çon drejt kompromisit”, shtoi një tjetër.
(n.m/BalkanWeb)