Qyteti qendror gjerman i Erfurtit ka anuluar tregun e tij të Krishtlindjeve këtë vit për shkak të situatës së koronavirusit.

“Situata e infektimit në qytet nuk na lë zgjidhje tjetër”, theksoi kryetari i Bashkisë Andreas Bausewein, duke shpjeguar vendimin.

Anulimi është pjesë e një dekreti të ri të përgjithshëm që qyteti planifikon të publikojë në faqen e tij të internetit i cili do të zbatohet deri më 30 nëntor.

Restorantet dhe baret do t’i nënshtrohen një shtetrrethimi nga ora 23:00 deri në 05:00.

Ngjarjet kulturore në ambiente të mbyllura duhet të jenë të kufizuara në një maksimum prej 25 personash dhe jashtë në 100 persona.

Të gjitha festivalet ose ngjarjet e vallëzimit, duke përfshirë festivalin e San Martino dhe tregun e Krishtlindjeve, janë të ndaluara.

Që nga e Shtuna Erfurti është caktuar një zonë e rrezikut të koronavirusit.

Festimet private dhe familjare do të jenë të kufizuara në një maksimum prej 10 personash dhe nuk mund të vijnë nga më shumë se dy familje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb