Pamjet që shihni vijnë nga Gjirokastra, qyteti që deri më tani fatmirësisht nuk ka asnjë rast të personave të prekur nga koronavirusi.

Gazetarja Brikena Metaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku shihet se si një zjarrfikëse dezinfekton rrugët kryesore të qytetit, në kuadër të masave për frenimin dhe mospërhapjen e COVID-19.

Qytetarët e Gjirokastrës siç shihet dhe nga pamjet, i janë bindur urdhrit të autoriteteve për t’u izoluar në banesë për gati 2 ditë, ndërsa ata mund të dalin përmes një leje të posaçme të hënën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb