FIER

Policia e Fierit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku një i ri i mbyt në kanalin e fshatit Pojan.

Sipas policisë, rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi Hamit Senka, 21 vjeç, banues në Roskovec.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas informacione janë nisur drejt vendngjarjes polumbarët e RENEA-s për të kërkuar 21-vjeçarin, i cili dyshohet se është mbytur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: