Në aspektin sportiv Juventus ka bërë shumë mirë kohët e fundit, sidomos në kampionat, duke marrë tetë fitore radhazi pa pësuar gol dhe duke u ngjitur në vendin e dytë në Serinë A.

Por në vijim Zonjën e Vjetër e presin sfida të vështira, jo vetëm sa i përket kalendarit, por edhe rinovimeve, sidomos me lojtarët kryesorë. Kështu, rinovimi i kontratës së mesfushorit francez Adrien Rabiot nuk ka për të qenë aspak e lehtë për bardhezinjtë, që rrezikon të humbasë me parametra zero lojtarin.

27-vjeçari, përmes mamasë së tij Veronica, që është edhe menaxherja e tij, i ka bërë me dije klubit bardhezi se kërkon 10 milionë euro në sezon si rrogë. Një shumë kjo që shkon përtej mundësive të Juventusit, ndaj dhe bardhezinjtë kanë nisur nga puna për të gjetur një marrëveshje me mesfushorin.

Klubi shpreson të shfrytëzojë trajnerin Max Allegri për të bindur lojtarin të qëndrojë, duke qenë se ai e vlerëson shumë francezin. Juventus ofton 3-4 milionë euro më pak se sa kërkesa e Rabiot, ndërkohë që shpërblimet apo bonuset mund të ndikojnë në gjetjen e marrëveshjes. Gjithsesi, këkesa prej 10 milionë eurosh rrogë ka vënë me shpatulla pas muri bardhezinjtë, ndërkohë që kërkesat për Rabiot nuk mungojnë nga disa klube.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb