Flota detare ushtarake e Vladimir Putinit gjuajti me raketa në Detin e Japonisë gjatë një trajnimi duke goditur disa objektiva të vendosur nga ata vetë, sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Raketat janë qëlluar pranë ujërave japonezë vetëm një javë pasi kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida vizitoi Ukrainën për të treguar mbështetje për vendin që aktualisht ndodhet nën pushtimin e forcave të Putinit.

Moska zhvillon rregullisht stërvitje në brigjet e saj lindore, por zyrtarët në Tokio deklaruan të shqetësuar se këto aktivitete po shtohen dhe se po monitorohen nga afër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: