Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, flet për “Mundo Deportivo”-n në lidhje me shumë vvështje, përfshirë dhe kontratën, e cila i skadon në vitin 2021. “Të them të vërtetën, emri im lidhet me shumë skuadra pa pushim që prej dy sezonesh. Siç e kam thënë edhe më parë, Barça është ekipi perfekt për të luajtur. Ajo që dua ende është të argëtohem dhe të ndihmoj skuadrën. Kam patur një pjesë të parë të sezonit shumë të çuditshëm, të parehatshëm dhe befasues për mua, por prej kësaj më duhet të mësoj dhe të përmirësohem. Do të analizoj çdo gjë, por ideja ime është që të përfundoj kontratën aktuale”.

Mes shumë skenarëve është edhe një ardhme në Itali ose Angli. “E kuptoj situatën, por nuk jam një thes me patate me të cilin mund të bësh çtë duash. Duhet vetëm të flasësh me mua, por gjëja më e rëndësishme është se dua të jem në një vend ku më duan, ku kanë nevojë për mua dhe ku familja ime të ndihet mirë. Nëse do ishte Barcelona sërish, do të isha i lumtur, përndryshe do të zgjedh vetë. Kam një dobësi për Seviljen, për qytetin. Familjen e kam ende aty. E kam thënë gjithmonë që do të ishte një ëndërr ta vishja sërish atë fanellë. Monki dhe të tjerët aty e kanë numrin tim, por nuk më ka telefonuar askush nga ata, as për ditëlindje (qesh)”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb