TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka hetim ndërkombëtar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por vetëm një hetim të Brendshëm. Në emisionin “360 gradë”, Rama ka folur në lidhje me akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri, duke u shprehur se nuk kishte prova për akuzat.

Ai tha se është drejtësia që duhet të flasë për çështjen, ndërsa u shpreh se “as për Berishën nuk do pranonim arrestimin, nëse do kishte prova të tilla si ato që sollën për Tahirin.

“Unë di që ish-ministri i Brendshëm është në hetim. Ka një hetim në Shqipëri, jo në Itali. Për sa kohë që hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat dhe gjykimi nuk ka dhënë këtë rezultat, unë i kam besuar Tahirit dhe vijoj t’i besoj deri kur të dali me fakte dhe nëse do ketë gjykim për Tahirin”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb