Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama është avokati i vetëm  politikës filoruse të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Europë. Në një bashkëbisedim me shqiptarët në Itali, Berisha tha se revolucioni i PD do të shpëtojë vendin nga rrokullisja ku është futur.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Meqë jam në këtë temë, dua të ju them këto gjëra. PD-ja është partia e parë politike në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO.

PD-ja ishte ndër të para parti në qeveri që nënshkroi partneritetin me NATO-n. Hapi bazat e saj, detare e ajrore dhe territorin për instalimet e SHBA dhe NATO në Shqipëri.

Ajo anëtarësoi Shqipërinë në NATO.

Bashkë me qeverinë Italiane dhe azere ka luajtur një rol përcaktuar për bllokimin e korridorit të jugut për gazin rus dhe sjelljen e gazit nga Azerbajxhani, ç’ka përbën një kontribut historik në sigurinë energjetike të Europës.

Nuk ka pasur kurrë dhe nuk mund të ketë asnjë lloj flirti me Rusinë që në dy shekujt e fundit ka mbajtur qëndrime armiqësore ndaj popullit shqiptar.

I theksova këto, pasi Edi Rama voton dhe bashkëpunon, sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe nga ana tjetër është avokati i vetëm i politikës filo ruse të Vuçiçit në Europë.

Mbron aksin Beograd-Moskë. I kërkon Europës të mos i bëjë presion Vuçiçit për sanksionet ndaj Rusisë, paçka se Serbia është kthyer në prapavijë të fuqishme të Rusisë që kur ka nisur lufta në Ukrainë. Pretendon më mirë kështu se sa Serbia të respektojë sanksionet ndaj Rusisë. Herë pas here përdor terminologjinë e Vuçiçit dhe ka shndërruar Shqipërinë në një vasal të Beogradit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb