TEPELENË

Kryeministri Rama këtë të premte ishte në Tepelenë, për të inspektuar punimet që po bëhen në kalanë e Ali Pashë Tepelenës dhe ambientin përreth.

Por teksa po vizitonte vendin, nuk kanë munguar batutat me qytetarët. Kryeministri, i kërkoi leje një çifti të moshuarish për t’i takuar në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë, i moshuari i tha se janë demokratë por megjithatë është i lutur të futet. Ndërsa nuk mungoi kundërpërgjigja e kryeministrit, i cili tha se i duhen disa demokratë për të mos i “marrë mësysh”.

Edi Rama: A mund të hy?
Qytetari: Demokratë jemi por hajde.
Edi Rama: Na duhen disa demokratë për të mos na marrë mësysh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb