TIRANË- Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook shprehet se sot ankohen për taksat atë që nuk i paguajnë. Sipas tij, 95% e taksapaguesve shqiptarë paguajnë më pak se një vit më parë.

“Ankohet për rritje taksash kush s’paguan asnjë taksë! 95% e taksapaguesve shqiptarë sot paguajnë më pak taksa se një vit më parë #Shifrafakte”, komenton ai.

Më tej, Rama tha se as çmimet nuk janë rritur në vend. Përkundrazi, sipas tij ëhsrtë rritur konsumi.

“Ankohet për rritje çmimesh kush dëgjon propagandën e pushtethumburve! Çmimet s’janë rritur, përkundrazi: Eshtë rritur konsumi #Shifrafakte”, thotë ai.

Duke vazhduar logjikën e tij, Rama shkruan më tej se “Ankohet për çmimin e energjisë kush si paguan po i vjedh dritat”. Ai thotë më tej se nuk do të rritet çmimi i energjisë, por se do të ashpërsohet operacioni kundër hajdutërisë.

Më tej, Rama shkruan se çmimi i energjisë prej 12 lekësh është një rrenë e SHQUP-it.“Më pyesni si do ia bëni me çmimin e energjisë 12Lekë?! Po e deshët shqip kjo është rrenë SHQUP-i, po e deshët shqup dëgjoni pushtethumburit!”

Kryeministri thotë se, “Ankohet për rritje të naftës kush nuk sheh xhepin po SHQUP-in! Çmimi i naftës sot është më i ulët se vjet dhe as do të rritet #Shifrafakte”, thotë ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: