Gazetari Arbër Hitaj ka paralajmëruar se kërkesa për imunitetin e Ballukut do të jetë një gati me një dosje të kopsitur dhe se sipas tij Rama do ta ‘lëshojë Ballukun”.
“SPAK është një organ që bazohet në ligj. Dhe nuk do të doja që të nxitohet te një kërkesë që të mos ishte e plotë. Nga informacionet që unë kam, kërkesa është gati dhe është çështje javësh që do të vijë. Jam i sigurt që zoti bardhi do zhgënjehet për mirë. Është çështje kohe që kërkesa të shkojë. Por pritet të plotësohet dosja me fakte dhe prova të pakundërshtueshme. Duhet të jetë një dosje e plotë. Kjo e dyta do të jetë një kërkesë shumë e kopsitur në të cilën nuk do ketë mundësi që zoti Rama t’i thotë jo dhe do ta lëshojë zonjën Belinda Balluku sepse do të jetë një dosje shumë e kopsitur”, tha ai.
Gazment Bardhi: Ti the sipas informacioneve kërkesa është gati dhe do të vijë javëve në vijim…po të vijë pra, ta firmosë…vjen kërkesa me postë sekrete brenda ditës.
