Ish-Presidenti Ilir Meta, në “Open” në News24, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të largohet nga pushteti si ish- presidenti serb Sllobodan Millosheviçi, me protesta dhe zgjedhje.

Ai shtoi se populli duhet të marrë kontrollin në dorë dhe nëse duhet mund ta përdorë më pas edhe kundër tij.

Meta shtoi se Kushtetuta duhet të kthehet në themelet e saj, çka sipas ish-presidentit bëhet vetëm nëpërmjet referendumit.

“Kemi marrë mesazhin e popullit të 2 Marsit, mund të vijnë shumë me tepër se ata. Mesazhi është që kanë sy, mendje, veshë vetë. Populli nuk është përfaqësuar. Sepse nëse klasa politike do përmbushte detyrat që i ka deleguar sovrani, atëherë nuk do të kishim probleme. Përmes referendumit populli merr kontrollin.

Sistemi ka dalë jashtë kontrolli në mënyrë të qartë, me deputetë kukulla, me prishjen e balancave, me ndryshimet e vazhdueshme Kushtetuese, jemi në kushtet e partisë shtet që e favorizoi djegia e qëllimshme e mandateve dhe kapja e çdo institucioni nga një njeri i vetëm. E vetmja mënyrë për të ribalancuar të gjithën është referendumi.

Kjo kërkon një hop cilësor dhe Kushtetuta të kthehet në themelet e saj dhe këtë e garanton vetëm referendumi. Kjo do të jetë një përpjekje e madhe nuk do të jetë e lehtë, do të ketë lëvizje për ta sabotuar këtë lëvizje.

Ai do të iki si Millosheviçi, me zgjedhje dhe me protesta. Unë nuk i lë shqiptarët pa alternativë.

Nuk i them më beso mua, i them besoi vetes.

Nuk mund të lihet fati i familjeve të tyre dhe vendit në këtë mënyrë. Duhet ta marrin me çdo mënyrë e çdo çmim, edhe ta përdorin nesër edhe kundër Ilir Metës”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb