Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, pas daljes nga familja Avdia, ku përcolli ngushëllimet për tragjedinë e humbjes së 7-vjeçares së tyre, tha se do të jetë sot në protestën e njoftuar nga shoqëria civile për këtë ngjarje.

Ai tha se në këtë protestë duhet të marrin pjesë të gjithë, si për të shprehur solidaritetin me familjen e vogëlushes, ashtu dhe për të parandaluar që ngjarje të tilla të përsëriten.

Sa i përket përgjegjësisë së shtetit, ai tha se duhej të kishin dhënë dorëheqjen të gjithë ministrat përgjegjës për moszbatimin e urdhrit për shtim masash për sigurinë e pushuesve në vend, ose do duhej që kryeministri Edi Rama duhej t’i shkarkonte, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Himarës.

Ilir Meta: Këtu ligji e bëjnë të fortët dhe ajo paje e llahtarshme që ndodhi atje është pamje e një shteti brutal dhe të papërgjegjshëm me qytetarë të thjeshtë që rrezikohen pikërisht nga papërgjegjshmëria e shtetit të tyre. Çdo qytetar duhet t’i bashkohet kësaj proteste, për të shprehur solidaritetin me këtë familje por dhe për të parandaluar ngjarje të tilla në ë ardhmen. Nuk është e para që ndodh për shkak të papërgjegjshmërisë së shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka shkakuar të gjithë zinxhirin drejtues. Mendoni se përgjegjësitë do të ndalen vetëm te efektivët apo do jenë edhe institucione të tjera që kanë përgjegjësi?

Ilir Meta: Minimumi, të gjithë ministrat përgjegjës për zbatimin e vendimit të qevëerisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose duhet të ishin shkarkuar nga kryeministri bashkë edhe me kryetarin e bashkisë ku ka ndodhur kjo ngjarje kaq e rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb