Duket e pabesueshme, por për Edi Ramën, nëse ke një televizor, ose frigorifer, që edhe mund të t’i kenë falur, konsiderohesh i kamur.

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për zonat e Vorës, Paskuqanit, Zallherrit e Kamzës, Flamur Noka, ka takuar e biseduar me shumë kryefamiljarë në zonën e Kamzës, të cilët i kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë. Ata janë shprehur ndër të tjera se ndihen të braktisur nga shteti.

“Edhe kanalizimet i kemi shtruar vetë, sepse bashkia nuk kujtohet për qytetarët e saj”, u shpreh një nga banorët e Kamzës.

Zoti Noka u shpreh se sipas tij qeveria aktuale punon vetëm për te realizuat video propaganduese në 3D, ndërkohë që qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

“Edi Rama e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro”, u shpreh ndër të tjera Noka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb