Është tensionuar protesta para Bashkisë Tiranë. Në fjalën e tij Belind Këlliçi, ka zbuluar se ka nënshkruar sot kallëzimin e ri në SPAK ndaj Erion Veliajt.

Ai shtoi se nuk i intereson nëse kryeministri Edi Rama e pushkatoi politikisht kryebashkiakun e Tiranës, por i interesojnë milionat e vjedhura.

Këlliçi: Jemi kundër një hajduti që njihet si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit. Do mbahet mend si i vetmi kryebashkiak që vuri policinë për të mbrojtur veten. Bandit ordiner që shpërdoroi taksat e qytetarëve.
Ai ka turpëruar kombin tonë. Ky hajdut që e nisi karrierën e tij politike me një mashtrim sikur u martua me kursimet e pensionit të nënës së tij.

I takon SPAK të ngrihen në lartësinë e detyrës e t’i përgjigjen një drejtësie pa regji. Nuk na intereson nëse e pushkatoi sot politikisht Rama, më interesojnë qindra mln euro të vjedhura nga Veliaj.
Sot firmosa kallëzimin e ri në SPAK ndaj Erion Veliajt.

Janë arrestuar qytetarë se po rregullonin gardhin apo shtëpinë. I bëj thirrje SPAK; sot keni damkën e madhe në kurriz, mbi shpatulla të burgosjes, pa asnjë fakt, pa asnjë provë të arrestit të liderit të opozitës. Ndërkohë drejtuesi i kësaj strukture, në materialin që ka depozituar në Kuvend ka përmendur 11 herë emrin e kryebashkiakut Veliajt, por Drita Premçi e amnistoi. Drita Premçi ke dy rrugë; ose do të bjerë Erion Veliaj, ose Altin Dumani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: