Një ditë pasi i cilësoi ‘kinezëria politike’ Kodin Zgjedhor që e detyron të mos rrisë pagat dhe pensionet katër muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama e ka nisur ‘fushatën’ elektorale duke shkelur ligjin, me institucionin që drejton, Kryeministrinë.

Kreu i qeverisë ka mbledhur sot në një takim punonjësit e Kryeministrisë për t’i dhënë atë që e cilësoi si ‘breaking news’ për të njoftuar rritjen e rrogave shumë domethënëse.

Mes të tjerash Rama u justifikua se rritja e pagave ndodhi tani, pas 10 vjetësh në pushtet, për shkak se pikërisht në këtë kohë u krijua mundësia që si për koicidencë është pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Desha t’ju përshëndes dhe t’ua them vet se u bë kaq vite që punojmë sëbashku dhe punoni me përkushtim dhe pa orar. Besoj se keni merituar prej shumë kohësh në fakt, por mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani. E dini se sa shumë vështirësi na është dashur të kapërcejmë për të krijuar këtë bazë, për t’ju thënë tani se është koha për të bërë një rritje rrogash shumë domethënëse. Kam marrë këtu disa raste konkrete, duke përfituar dhe t’i shpreh mirënjohje disa prej jush që janë legjenda të këtij institucioni. Për pagën minimale, korrektimet do nisin nga lart poshtë. Ky ishte breaking news i madh, tani me vrap te puna. Dhe kur thash me vrap, me vrap.”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: