Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e rindërtimit të shtëpisë së At Gjergj Fishta, deklaroi se poeti ishte një nga përparimtarët më të mëdhenj të kombit.

Gjatë fjalës së tij në ditën e lindjes së poetit, kreu i qeverisë shqiptare tha se Fishta ishte një njeri i madh, por që hyri në gojët e shthurura.

Teksa vlerësoi zonën e Fishtës, kryeministri tha se ka dhe nga ata llafazanë e dembelë që pine kafe me lekët e prindërve.

“Kam dëshirë që për hir të së vërtetës të falënderoj dikë. Që nuk është as zyrtar e studiues, por është një nga njerëzit më të bukur që kam njohur falë detyrës time, e kam fjalën për Altinin e Mrizit. Se dalloj dot nga maska se kush është. Por është frymëzim për ne, për të rindërtuar itinerarin e Fishtës, duke nisur nga ko shtëpi dhe duke vazhduar më tutje.

Jo për të nderuar kujtimin e një njeriu të madh që nuk ka nevojë për këtë që po bëjmë dhe do të bëjmë, por për të forcuar një identitet të kësaj zone që është një ndërthurje e habitshme e një natyre të veçantë. Një mikpritje e veçantë që ka krijuar atë traditë që sot ka kapur një kulturë të denjë në Europë. Nëse do të jemi të zotë, si disa emigrantë që janë kthyer dhe kanë investuar, dhe jo si llafazanët që ankohen, dhe duke konsumuar kafe dhe giga e duke pirë kafe me paratë e prindërve. Nëse jemi të zotë, kjo zonë do të jetë e begatë ku të gjithë do të duan që të vinë. Dhe ata që janë nga kjo zonë, në mos jetofshin këtu për ditë, do të duan që të vendosin një pjesë të jetës së tyre në këtë zonë. Përpara se të vija këtu në fakt, rrugës shkrova një tekst të shkurtër për ditëlindjen e Fishtës, duke kujtuar faktin se vdekja e Naimit dhe ditëlindja e Fishtës, janë si të vendosura me dorë nga atësia dhe Zoti pranë njëra-tjetrës. Në një rend kronologjik, si rend përbashkues i të dyve, që janë shumë të ngjashëm. Janë të ngjashëm në misticizëm, në shërbesën e tyre ndaj kombit dhe në vendosjen e shpirtit dhe të fjalës në dispozicion të arsenalit. Janë si dy krenat e shqiponjës për gjuhën tonë, njëri gegë e tjetri toskë. Dy përçues të gjuhës që iu referuan dy partiturave të ndryshme. Shtëpia e Fishtës, është një aspiratë për të shtuar gurët e kulturës, në një vend ku kjo nevojë është e jashtëzakonshme. Shqipëria nuk është as myslimane as e krishtere, por myslimane dhe e krishtere.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: