Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas largimit të opozitës nga seanca plenare e Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për mënyrën e zhvillimit të punimeve.
Berisha deklaroi se Kuvendi “nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë”, por sipas tij, interesat e qeverisë dhe strukturave kriminale. Ai akuzoi mazhorancën se miratoi në mënyrë të njëanshme vendime të rëndësishme, duke përfshirë edhe reformën territoriale.
“Edi Rama groposi reformën territoriale, një reformë me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Berisha, duke pretenduar se procesi i nisur prej një viti dhe i mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar është rrëzuar për interesa elektorale.
Sipas tij, qëllimi i mazhorancës është përdorimi i reformës për manipulimin e zgjedhjeve dhe kontrollin e hartës elektorale.
Berisha komentoi edhe përplasjet gjatë seancës, duke thënë se veprimet e Ramës janë “përpëlitjet e fundit” dhe se kryeministri “nuk shpëton më”.
Kreu i PD-së denoncoi gjithashtu, sipas tij, trajtimin e protestuesve gjatë tubimeve të fundit, duke pretenduar se qytetarë paqësorë janë sulmuar dhe se disa prej tyre kanë përfunduar në spitale.
Ai akuzoi qeverinë për presione ndaj disa prej figurave të protestave, ndërsa e cilësoi qëndrimin e mazhorancës ndaj protestuesve si të papranueshëm.
Deklarata e plotë:
Sot në këtë parlament, krimi, në këtë parlament që nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë, por përfaqëson kartelet e drogës dhe qeveritarët më hajdutë të Evropës dhe më gjerë.
Protestuesit paqësorë u shpallën terroristë.
Në këtë parlament sot, Edi Rama groposi reformën territoriale. Dhe reformën de facto, të një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët shqiptarë.
Varrosi një punë njëvjeçare serioze, të mbështetur fuqimisht nga komuniteti ndërkombëtar edhe financiarisht, edhe nga buxheti i shtetit.
Varrosi sepse do me çdo kusht, jo një reformë në interes të qytetarëve, por një reformë në interes të manipulimit të zgjedhjeve dhe rrëmbimit të votave me çdo kusht.
Por cilido që, ju lutem shumë, shihni pak kamerat, shihni pak si të mirat. Ai ishte sot me gjithë këto veprime, ishte i pakallur. Meit i pakallur.
Çka do të thotë, këto janë përpëlitjet e fundit të një njeriu që do të përfundojë në galerat më të errëta të historisë. Edi Rama nuk shpëton më.
Erdhi vetëm e vetëm për të varrosur, për të marrë në dorë reformën territoriale, të marrë në dorë sterrin që ka ndaj votës së shqiptarëve.
Dhe tashmë nuk i mbetet gjë tjetër, veçse revolta paqësore e të gjitha bashkive, me të cilat ai në hartën e tij do t’i zhdukë nga faqja e dheut dhe të tjerave që përpiqet të ndikojë në rekordin elektoral.
Së fundi, dënojmë dhe një herë sjelljet shtazarake ndaj protestuesve. Ju e patë se si dhjetëra protestues u sulmuan egërsisht me mjete të rënda djegëse, të papërdorura ndonjëherë.
Dhjetëra, dhjetëra prej tyre përfunduan në spitale, të lënduar dhe të dëmtuar rëndë siç e patë ju të hiqen nga ambulancat. Po ndjekim me shqetësim shumë të madh situatën e tyre.
Përveç kësaj, shtoj se ka disa protestues që kanë qenë eksponentë kryesorë, të cilët kanë heshtur.
Nuk duken më. Zërat janë se ndaj tyre janë ushtruar presione të jashtëzakonshme dhe kërcënime të mëdha.
Pra, për të gjitha këto, dënojmë me forcën më të madhe qëndrimin e Edi Ramës dhe narkomazhorancës ndaj protestuesve paqësorë.
Faleminderit.
