Kryeministri Edi Rama e konsideroi mbresëlënëse punën për rehabilitimin e 27 pallateve në Shijak, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimeve të punimeve i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, Kryeministri Rama tha se “pallatet kanë dalë në dritë”.

“Shijak – Mbresëlënëse puna për rehabilitimin e 27 pallateve, ku jo vetëm po riparohen dëmet e 26 nëntorit të shkuar shtëpi me shtëpi, shkallë më shkallë, mur më mur, por godinat po rilindin shumë më të sigurta e më të bukura se sa përpara goditjes së madhe?”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb