Kryeministri Edi Rama nga Shkodra nuk ka kursyer notat e ironisë me opozitën e vendit. Rama tha se opozitarët vinin në Kuvend jo si në sallë, por si në stallë.

“I keni parë vetë. Vinin në Kuvend jo si në sallë, por si në stallë. Mbanin me vete kapsolle, lloj-lloj tymuesesh, fishekzjarrë, bojë.

Ishin aty dhe tani as në Kuvend s’po hyjnë e kanë mbledhur njerëzit te gardhi. Rrinë te gardhi. E na akuzojnë se përdorim gaz lotsjellës. Po normal që do përdoret gaz lotsjellës, derisa bllokon bulevardet dhe bën vandalizma. Ai gaz për atë punë është. Pse çfarë presin ata, t’iu hedhim gaz që të qeshin?

Edhe nga parlamenti ikën dhe e lanë punën përgjysmë. Ikën dhe shfaqin vandalizma. Domethënë edhe atë punë që nuk e bënin tamam, e braktisën”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: