TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe në facebook për Byronë Kombëtare të Hetimit, që u miratua dje në mbledhjen e qeverisë. Duke ironizuar opozitën, Rama shkruan se ata thonë se nuk është ky drafti i dakordësuar dhe i kërkon t’i tregojnë publikut se cili është.

“Soli & Loli thonë s’është ky drafti i dakordësuar për Byronë e Hetimit! Po mirë atëherë cili është drafti i dakordësuar? Tregojani publikut!”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama për Byronë Kombëtare të Hetimit. Basha thotë se ky draft që ka sjellë sot në parlament, ra më 21 dhjetor kur Venecia tha se Byroja duhet pranë prokurorisë. Kreu i PD-së e quan Ramën gënjeshtar të certifikuar.

“Dielli me shoshë dhe e vërteta me rrena nuk mbulohen dot. Drafti që solli Rama sot në parlament ra më 21 dhjetor kur foli Venecia e tha se Byroja nuk mund të ketë drejtim tjetër veç prokurorisë. E ftova publikisht 3 herë ta miratonim me ndryshimin e Venecias dhe tha do pres prapë Venecian. Tani luan blofin me draftin e skarcuar. S’i kam faj unë që njihet si gënjeshtar i certifikuar nga Brukseli në Honolulu”, deklaron Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: