TIRANË- 6-vjetori i hyrjes së Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut ka mbledhur sot në Zall-herr, kryeministrin Edi Rama, Ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu, Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe drejtues të FA-ve. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar për këtë rast Kryeministri Edi Rama deklaroi se NATO është një Aleancë e lirisë.
“Jemi pjesë e Aleancës unike të lirisë. Mirënjohja u shkon anëtarëve të aleancës. Shqiptarët janë kurdoherë mirënjohës për NATO-n, e cila krijoi kushtet e një paqeje të re. Shqipëria e meriton vendin që ka në NATO”, tha Rama.

Ndërsa Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli tha se “për ne NATO është më shumë se një pakt”.  “Ne jemi të bashkuar si Aleancë për të bërë histori. Shqipëria po ndërton një forcë të vogël, por operacionale dhe eficiente”, tha Kodheli.

Ndërkohë ambasadori amerikan Donald Lu, e cilësoi Shqipërinë vendin më entuziast të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ai nuk mohoi skepticizmin që ekzistonte disa fillimisht për kontributin që do të jepte Shqipëria në NATO. “Në 2009 kishte dyshime nëse Shqipëria do kontribuonte në NATO. Por tashmë mund të them se Shqipëria është vendi më entuziast i aleancës”, tha Lu.

 

(m.k/Balkaneb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb