Një tjetër e re e ardhur nga diaspora në Itali ka marrë mikrofonin përpara godinës së Kryeministrisë, duke u solidarizuar me qëndresën popullore dhe duke vlerësuar guximin e qytetarëve që kanë zgjedhur të mos largohen nga vendi.
Në fjalën e saj, ajo tregoi se i është bashkuar tubimit prej tre ditësh, duke sjellë edhe mesazhin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
“Sot është vetëm dita e tretë që vij në protestë me mijëra motra e vëllezër. Jam pjesë e diasporës që ka 36 vite që ulëret ‘kur do bëhet kjo Shqipëri?’. Të ikësh nëpër botë për të mbijetuar është e vështirë, por sa kurajo do që të rrish këtu që të mbrosh tokën tënde? Që mos ta vjedhin hajdutët e qeverisë?!” tha ajo.
Në mbyllje të mesazhit të saj, e reja iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit me një thirrje për largim, duke përdorur edhe një shprehje të njohur ndërkombëtare.
“Rama jepe dorëheqjen! Karma is a b*tch dhe është më e madhe se Edi Rama!” përfundoi ajo përpara turmës.
