Tirana është në këmbë. Mijëra protestues marshojnë në kryeqytet dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Prej 3 orësh, qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur, të bashkuar në marshimin e tyre.
“Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka maru”, janë thirrjet e protestuesve.
Kjo protestë ka bërë bashkë të rinj e të reja, të moshuar, fëmijë kundër qeverisjes së Ramës dhe korrupsionit që ka përfshirë vendin.
