Aktivisti Erjon Murataj në një intervistë për News 24 deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka humbur betejën në PE, pasi aty iu tha se ka shkelur grupkapitujt për çështjet e Zvërnecit dhe Sazanit.
Ai tha se në PE iu kërkua të mbledhë Kuvendin dhe të heqë mandatin e Belinda Ballukut.
“Në këndvështrimin tim Edi Rama ka humbur betejën në PE dhe i kanë përplasur në fytyrë se ai po shkel një nga grupkapitujt që duhet të ratifikosh, për Zvërnecin dhe Sazanin, po ashtu i kanë thënë se duhet të mbledhë Kuvendin dhe të votojë heqjen e imunitetit të Ballukut. Ai nuk mund të fshihet pas deklaratave kur iu thotë patronazhostëve në Jalë se ata kanë protestuar kur ata nuk kanë protestuar.
Ka shumë gjëra që duhen bërë më mirë në protestë, por zhvillimet që s’na pëlqejnë të gjithëve nuk duhet të na ndikojnë.
Protesta kërkon shkërmoqjen e sistemit bipolar dhe një garë të ndershme, ajo që duhet të na bëjë bashkë është fakti që Taulant Balla, ka kapur nga dora dhe shtrënguar një të ri e i thotë s’ke turp se bën video, kur ai s’ka turp që mbron Ballukun”, tha ai.
