Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në 32 vjetorin e themelimit të PD në Kamzës, tha se kryeministri Edi Rama kërkon të mbajë peng këtë parti.

Berisha tha se në përgjigje të kësaj, ata nuk “do t’i rezervojmë fatin e etërve të tij barbarë”.

“Në vitin 1997, PD-ja kaloi një tronditje të thellë. Të shumtë ishin ata që menduan dhe besuan se kjo forcë politike do ti përkiste arkivave të historisë. Por u gabuan. Shqiptarët i rikthyen asaj besimin dhe në 8 vite ajo arriti të transformojë Shqipërinë më shumë se të gjitha kohërat e marra së bashku. Në 8 vite, Shqipëria ndërtoi rrugë, ura, tunele më shumë se të gjitha vendet e rajonit të marra së bashku.

Në 8 vite shqiptarët arritën që më shumë se gjysma e tyre, të kenë më shumë se një banesë. Në 8 vite i dy dhe trefishuan bizneset. U dyfishuan drurët frutorë dhe Shqipëria u bë vend eksportues i qumështit, vezëve dhe qindra produkteve të tjera. Pra të gjitha pa përjashtim falë programit të PD-së që ka në qendër qytetarin, lirinë dhe të drejtat e tij. Program që  ka si shtyllë interesin kombëtar dhe atë të Shqipërisë.

Të dashur miq! Ronald Regan thotë me të drejtë, demokracisë i mjafton një gjeneratë për tu zhdukur. Për fat të keq, ajo që shohim, përjetojmë ne sot është dramatike. Në vitin 1990, banorë të Kamzës dhe mbarë Shqipërisë, jetonin në një monizëm të plotë. Diktatori Ramiz Aliaj i cili bënte gjithçka të mbahej në pushtet, megjithatë nuk tentoi asgjësimin e opozitës.

Jo, sot pas 32 vitesh, një bastard i bllokmenëve hoxhistë, pasardhës i një intelektuali xhelat, që do të firmoste në gusht të vitit 1988, varjen në litar të poetit disident Havzi Nela, vetëm e vetëm se ishte kundërshtari i tij politik, pas 32 vitesh do të përdorë çdo metodë, do të bëjë gjithçka për asgjësimin e PD.

Po bën gjithçka për spastrimin etnik të Shqipërisë. Demon pushteti dëshmon se është i aftë të shkelë çdo parim, normë, moral që të qëndrojë për vete në pushtet. Edi Rama është një armik i egër i votës së qytetarëve shqiptarë. Duke plaçkitur, grabitur dhe dhunuar votën, ai kaloi nga mandati në mandat dhe tani mendon se me vendime antidemokratike, antikushtetuese, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës ti japë një goditje shkatërruese PD-së. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ne jemi sot këtu për tu betuar se Edi Ramës do ti rezervojmë fatin e etërve të tij barbarë. Monizmin e tij nuk do ta tolerojmë kurrë më”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: