TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar rektorët dhe dekanët e Universitete publike se nuk janë konsultuar me studentët për ligjin e ri të arsimit të lartë si dhe tarifat dhe VKM për provimet e mbartura.

Pyetje: Nuk mendoni se Ministria e Arsimit dhe të gjitha fakultetet përgjegjëse për situatën sepse nuk kanë informuar studentët as për VKM-në e famshme, as për efektet e ligjit të ri të arsimit, as për tarifat?

Përgjigja e Ramës: Së pari arsyeja pse unë menjëherë u ndjeva keq dhe i thashë ministres së arsimit thirr urgjent dekanët për këtë VKM. Sepse VKM-ja e bërë në maj ishte befasi për studentët. Që do të thotë është marrë vendimi për të vendosur një tarifë dhe nuk u është thënë studentëve. Nuk ka asnjë nen, tarifë të ligjit që nuk është konsultuar me dekanët dhe rektorët. Lindita Nikolla si të gjithë të tjerat ka të metat e veta, por është konsultuar për çdo gjë me ju edhe për VKM, ndersa ju nuk konsultoheni me studentët? Dua t’u them rektorëve dhe dekanëve nuk ua kishim borxh këtë gjë”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb