Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë një video, ku shfaqet monumenti i dedikuar Luftës së Vlorës.

Kreu i qeverisë kujton se këtë monument e ka bërë babai i tij Kristaq Rama, duke shtuar se në të gjenden kujtimet e luftës së popullit vlonjat.

Postimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES ?

në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës??

#RESPEKT?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb