Thirrje për të ruajtur karakterin paqësor të protestës u bënë edhe gjatë tubimit të 31-të qytetar, ku një prej protestuesve u kërkoi pjesëmarrësve të mos bien pre e provokimeve dhe të mos devijojnë nga qëllimi i protestës.

Në fjalën e tij, ai sulmoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa u bëri apel qytetarëve të mos reagojnë ndaj personave që, sipas tij, mund të tentojnë të tensionojnë situatën.

“Rama, kumbar i krimit dhe drogës! Fuck you!

Poshtë patronazhistët! Mos bini pre e provokimeve! Sot treguam që as Policia e Shtetit nuk na provokon dot, jo më një patronazhist. Këta njerëz kanë treguar që nga dita e parë se nuk bien pre e provokimeve. Betejën e kemi vetëm me Edi Ramën.”

Protestuesi shtoi se, sipas tij, provokimet synojnë të dëmtojnë protestën, ndërsa u kërkoi pjesëmarrësve të mos ndryshojnë qasjen paqësore.

“Një patronazhist nuk e ka problem të bëhet kurban që të shpëtojë qeveria, por ne e kemi”, THA AI.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb