TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë në seancën e sotme edhe për akuzat ndaj ministressë Arsimit Besa Shahini për rastin me abuzimin e 15-vjeçares në Babrru.

Rama tha se kush e përdor mikrofonin në këtë vend për të thënë fjalët më të ulëta, për të përdorur shpifje, shantazhin, kërcënimin pa pikë turpi si platformë politike apo mediatike është më keq se ai përdhunuesit atje.

“Çfarë bëhet përditë këtu tek kjo foltore, nëpër ekrane përdoren të gjitha fjalët, fyerjet, ofendimet ndaj njëri-tjetrit që asnjë prind nuk na ka thënë që do jesh i nderuar por na ka thënë mos i përdor kurrë këto fjalë. Çfarë kërkojnë këta nga mësuesit. Duke dhunuar çdo dhunues kudo qoftë, mësues apo çfarëdo qoftë unë po ju them se kush e përdor mikrofonin në këtë vend për të thënë fjalët më të ulëta, për të përdorur shpifje, shantazhin, kërcënimin pa pikë turpi si platformë politike apo mediatike është më keq se ai përdhunuesit atje. Ai është një mostër që s’e ka pasur shansin të ketë rrugën, mundësinë të ketë karrierën.
Ai mësuesi është një qenie që nuk e meriton emrin njeri, kurse të gjithë ata me kostum e kravatë apo me ‘versaqe’ bëjnë këtë gjyqin e madh moral dhe ndërkohë i kanë mësuar vajzave e djemve të këtij vendi se fjala e ndyrë është opozitarizëm se shpifja është rebelizëm, se shantazhimi, goditja e sistemit në institucione është për të mirën e Shqipërisë janë shumë më keq dhe shumë më të neveritshëm se ai atje. Të refuzosh dhunën dhe të bësh parada për dhunën në këtë rast është elementare por nëse vërtetë nuk do që ajo të përsëritet e para mos përsërit ti atë që shikon nga pedagogët e moralit në politikë, media etj. E dyta, refuzo ti. S’kam parë të dalë ndonjë në paradë kur janë përdhunuar shumë nga gratë që janë këtu. Politikanët janë të gjithë njësoj. Besa Shahini nuk është grua, nuk është bashkëshortja e një burri, vajza e një nëne, por një nga ata. Kjo shkon tek fëmijët që janë të detyruar para ekranit. Marrin mësim, do të bëhesh deputet bëj si këta”, deklaroi Rama.

Ai i doli në mbrojtje ministres Shahini dhe tha  se ata që kanë ngritur dorën kundër Besës iu them qofshi burra a qofshi gra jeni më keq se ai mësuesi.
“Duke e mbyllur unë jo vetëm jam solidar dhe jo vetëm për arsye të detyrës por si njeri dhe si qytetar me Besa Shahinin por atyre që kanë ngritur dorën kundër Besës iu them qofshi burra a qofshi gra jeni më keq se ai mësuesi. Ai dhunon si mostër një të mitur juve kultivoni dhunën në shpirtin e gjithë të miturve. Ai bën një padrejtësi për të cilën do dënohet. Çfarë dënimi me vdekje? Ato nuk vijnë se nuk kanë dënime, vijnë se i kultivojmë vetë. Nuk vijnë ngaqë ai nuk e di se mund të shkojë në burg, ata vijnë ngaqë në këtë shtëpi të prishur jepet shembulli kuptimplotë, do t’ia dalësh në jetë, shaj, fyej, degjenero, bëj gjithçka që prindërit e tu kur të kanë rritur të kanë thënë mos e bëj se është turp.
Mendoj që MAS ka detyrë të vazhdojë atë që ka bërë. Atyre që në media publikojnë video të kësaj natyre ju them vetëm kaq, Zoti mos e çoftë kurrë tek fëmijët tuaj se atëherë do ta kuptoni se çdo të thotë të nxjerrësh fëmijën e ta bësh horr ndërkohë që është vetëm një viktimë”, deklaroi ambasadorja e SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb