Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS kryesinë e partisë. Çështjet që do adresohen në këtë mbledhje janë 2.
E para ka të bëjë me organizimin e Kongresit të PS që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme e do të shpalosen objektivat e qeverisë në këtë mandat qeverisës.
Nga ana tjetër, në këtë mbledhje kryesie pritet të flitet edhe për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit të mbetur pa kryetar. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se është herët të flitet për emra konkretë, por paraprakisht, drejtuesit politik të qarqeve kanë marrë emra të propozuara nga baza e anëtarëve të partisë në bashkitë përkatëse dhe do të bëjnë vlerësimet e duhura.
(BalkanWeb)