URA VAJGURORE- Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër mesditën e sotme, situatën në Urën Vajgurore. Gjatë takimit me banorë të zonës, ata e kanë falenderuar për investimet e bëra, falë të cilave u mbrojtën nga dalja e lumit.

Por ajo çka ra në sy gjatë këtij takimi, ka qenë përlotja e kryebashkiakes së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, në momentin kur është përqafuar me banorët e zonës.
rama

“Në Urën Vajgurore ku falë investimeve të kryera për mbrojtjen nga lumi, banesat e fushat bujqesore që përmbyteshin çdo dimër dhe kaluan një situatë katastrofike në 2015, këtë herë nuk janë prekur megjithëse prurjet e lumit kanë qenë më të larta”, shkruan kryeministri Rama teksa përcjell pamje nga takimi.
ura vajgurore

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb