KROACI

Gjatë një konference për shtyp me homologun kroat në Zagreb, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët se çfarë pret Shqipëria nga Brukseli në qershorin e vitit që vjen.

Rama u shpreh se pret nga Brukseli të hapen negociatat me Shqipërinë ne qershor, ndërsa kryeministri kroat tha se Zagrebi mbështet hapjen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në BE.

Çfarë qëndrimi do mbajë Kroacia ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave dhe pyetja për kryeministrin Rama, çfarë prisni ju nga Brukseli?

Andrej Plenković: Ishte një pyetje aktive dhe çdo herë kur takohemi me Ramën kjo pyetje është e para. Sa i përket qëndrimit të Kroacisë e kam theksuar se Kroacia është për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pas zgjedhjeve everopiane, Shqipëria dhe Maqedonia do fillojnë negociatat.

Edi Rama: Kroacia ka qenë një mbështetje për Shqipërinë dhe shqiptarët që në ditën e parë të pavarësisë së saj dhe pas lindjes së Kroacisë moderne. Ajo që ne presim nga Brukseli është ajo që meritonim të merrnim që këtë qershor dhe është ajo që kërkon Kroacia dhe shumica e vendeve të BE, pra të hapim negociatat për anëtarësimin.

Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e Madhe?

Edi Rama: Për sa i përket Shqipërisë së Madhe, është një term ku në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejtat evidente.

Si e komenti situatën e acaruar mes Kosovës dhe Serbisë? Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe?

Edi Rama: Unë nuk di kroatisht, por akuzat e Beogradit i kuptoj kroatisht. Së pari duhet të them, se Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne Ceftës. Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare. Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Evropë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: