TIRANE- Kryeministri Edi Rama kundërshton zërat për rritjen e informalitetit në dy vitet e qeverisjes nga mazhoranca, madje i konsideron broçkulla thëniet se informaliteti ka pesuar rritje, duke lajmëruar kësisoj edhe përshkallzimin e një beteje përfundimtare me informalitetin.

Kryeministri Edi Rama pas një maratone të gjatë në ditën e sotme, duke iu përgjigjur qytetarëve, poston në rrjetin social Facebook një koment, ku në fokus ka informalitetin.

“Kush thotë se informaliteti është rritur këto dy vjet flet broçkulla! Këto dy vjet ka nisur një betejë që do të përshkallezohet fort tanimë”, shkruan Rama.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb