Deputeti Kujtim Gjuzi në fjalën e mbajtur në seancën plenare në Kuvend ka komentuar festimin e 100- vjetorit në Tiranë. Ai ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se fjalimin e mbajtur mbrëmjen e kaluar e ktheu në disko.

Gjuzi gjithashtu i përmend se nuk kishte ftuar intelektualë nga Tirana “ kush je ti që na vjen nga Berati do të na fusësh në sherr ne, si nuk ftove profesorë dhe akademikë që janë nga Tirana por na flet ti.’’.

Po ashtu ai e konsideron fjalën e Ramës si serioze, por thotë se nuk duhet t’i ngjajë ish- diktatorit libian Muammar Gaddaf, i cili qëndroi në pushtet 41 vite.

 

‘’Erion Veliaj e bëri disko fjalimin, kush je ti që na vjen nga Berati do të na fusësh në sherr ne, si nuk ftove profesorë dhe akademikë që janë nga Tirana por na flet ti. Kishim dhe kryeministrin që ishte serioz. Mos ngjaftë Gaddafit se i bie që me mesatare të jetojë edhe nja 20 vite të tjera.

Jemi bërë byth pambukër ne, që e bëmë Tiranën metropol me 1 milion banorë ndërsa diktatura 148 mijë banorë e çoi. Pavarësisht se rriti sipërfaqen territoriale se diktaturat bëjnë edhe ndonjë gjë të mirë por vrasin.

Po të jetë disa nga ju këtu duhet të vritemi, të vetëvritemi, se për interesa disa duan që të vriten shqiptarët dhe të largohen.’’- thja Gjuzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb