Analisti dhe gazetari Shpend Gashi u ka bërë thirrje protestuesve nga sheshi para Kryeministrisë të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, duke theksuar se forca e lëvizjes qytetare qëndron te bashkimi dhe solidariteti.
Gjatë fjalës së mbajtur në protestë, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përçarë qytetarët me urrejtje, ndërsa tha se protestuesit janë mbledhur “me dashuri për njëri-tjetrin”, duke kërkuar gjithashtu lirimin e personave të shoqëruar nga policia.
“Ky zotëria që është kryeministër na ka larguar me urrejtje, ndërsa ne jemi mbledhur me dashuri për njëri-tjetrin. Fuqia jonë më e madhe është dashuria. Ju lutem, mos bini pre e provokimeve, sepse kjo është luftë psikologjike. Ai i ka të gjitha mjetet në dorë, por nuk ka shpirtin në dorë”, u shpreh Gashi.
Shpend Gashi: Ky zotëria që është kryeministër na ka larguar me urrejtje ne jemi mbledhur me dashuri për njëri-tjetrin, fuqia jonë më e madhe është dashuria. Ju lutem mos bini pre e provokimeve, sepse gjithë kjo gjë e madhe është investimi i jetës tonë. Kemi vënë jetën tonë kolateral. I kemi bërë një dhuratë kryeministrit dhe kërkesa ime më legjitime është të shmangni provokimet dhe lironi çunat. Kjo është luftë psikologjike, i ka të gjitha mjetet në dorë por nuk ka shpirtin në dorë.
