TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të situatës me zjarret në vend, teksa thotë se ka disa lajme të mira.

Ai shkruan se e keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës u shmang, janë shtuar trupa dhe mjete, në Llogara era në favor ka rikthyer optimizmin dhe një helikopter po hedh ujë. Sipas tij, forcat tona po arrijnë të largojnë nga parku i Llogarasë zjarrin.

POSTIMI I RAMËS

Ndërsa lufta vazhdon me flakët në vend, disa lajme të mira ka:

➡️ E keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës u shmang. Por nga ana tjetër trupa dhe mjete janë shtuar për t’i dhënë fund vatrave të zjarrit.

Në zonë po punon edhe një helikopter

➡️ Në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë.

48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë

Forcat tona po arrijnë të largojnë nga parku zjarrin?

***Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe në Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër), Qerem (Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb