I ftuar në “News24” analisti Evarist Beqiri, foli për ecurinë e protestës, duke analizuar edhe zhvillimet politike në vend.

Ai tha se është e rëndësishme që protesta të ketë alternativë, dhe se sipas tij duhet të kalojë tek alternativat që ofrohen.

“Shqiptarët janë zgjuar dhe e kuptojnë shumë mirë se çfarë mund të bëjnë. Mos të harrojmë që Shqipëria është pjesë e aleancave ndërkombëtare. Edhe ajo nuk ka vepruar e vetme, kush e çoi aty atë…Jo vetëm që ishte larguar nga Kosova, por janë gjëra të rënda. Shteti funksionon me dokumentacion me letra”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës theksoi se protesta i ka bërë një shërbim të madh vendit, megjithatë shtoi se kryeministri Edi Rama gjithë kohës ka përdorur strategjinë e izolimit, dhe përpiqet që skandalet ti zvogëlojë.

“Rama do të vazhdojë me qëndrimin e vet, por është me rëndësi që përveç zemërimit të ketë një mikrofon që paraqet një zë alternativ të besueshëm. Protesta ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm për vendin, por kur zgjatet shumë në kohë ka edhe risqe. Një protestë e shtrirë në kaq shumë dit, nuk është gjë e lehtë ta ruash kaq shumë tempin.  Njerëzit që duan ndryshimin pavarësisht anës politike duhet t’i bashkohen kauzës. Mundësitë janë , por duhet çuar në drejtimin e duhur”, tha ai.

Nëse do kishin primar interesin kombëtar ca gjëra të vogla do t’i harronin, por gjithmonë janë bërë faktor pengues kur kanë votat për integrimin. Me deklaratat e fundit kërkon që t’i gjejmë prova për ta dënuar. Ai gjykohen me përgjegjësitë shtetërore e morale. Por ai ka atë strategjinë e izolimit të problemit ta zvogëlojë, operohet dhe në opinionin publik për të ndikuar në mënyrë që njerëzit të mësohen me këtë mënyrë. Pra vizion për të ardhmen nuk shoh”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: