Kryeministri Edi Rama  nga Burreli deklaroi se do të bëhet Rruga e Arbërit. Ai tha se qeveria do ta mbajë këtë zotim.

Rama theksoi se kjo rrugë do të bëjë që Burreli me Tiranën të bëhen për 1 orë.

“Do bëjmë çmos për të humbur kohën e humbur. Rimblidhemi në këtë shesh pas 4 vitesh dhe këtu nuk ka ndryshuar asgjë. Nga kljo nuk kanë fituar as qytetarët socialistë e as ata demokratë. Kanë fituar vetëm disa njerëz, një grusht që punojnë për ata që sot janë rrugëve. Ju jep një mandat dhe harrojnë qytetin, vendin. Nuk ka ndryshuar asgjë, zemra e bashkisë ka ndaluar. Më në fund edhe ju do të lidheni me Tiranën me një rrugë moderne europiane, që më pak se 1 orë do iu dërgojë në Tiranë dhe më pak se 1 orë t’iu kthejë nga Tirana.

Meqë flasim për Rrugën e Arbërit, e dimë se në aksin rrugor Burrel – Klos janë bërë punë pa cilësi. Po e deklaroj nga këtu që ata ose duhet të bëjnë atë rrugë ose nuk do kemi të bëjmë ne. Rrugën e Arbërit do e bëjmë realitetn. Po bëjmë një rrugë jashtëzakonisht të bukur dhe cilësore. Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: