TIRANE- Kryeministri Edi Rama, një ditë para seancën plenare ka shkuar mëngjesin e sotëm në Kryesinë e Kuvendit, ku do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

“BalkanWeb”
mëson se të pranishëm në takim janë dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Vali Bizhga si dhe Engjëll Agaçi. Në takim do të diskutohet për ndryshimet ligjore për çështjen e teatrin kombetar, të cilat u bënë vetëm me votat e maxhorancës. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për ‘BalkanWeb’ se takimit i është bashkuar edhe relatori i ligjit për teatrin, Ilir Beqaj.

Ditën e djeshme përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës u përplasën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për ligjin për teatrit, ndërsa palët nuk kursyen akuzat.

Maxhoranca pranoi dekretin e Presidentit dhe bëri amendime në ligjin për teatrin duke pranuar tashmë garë, ndërsa opozita kërkoi të mos bëheshin arnime në ligj. Pas debateve deputetët e opozitës lanë mbledhjen, ndërsa maxhoranca votoi e vetme nen për nen ndryshimet ligjore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb