VLORË-Nga Novosela ku ndodhej për inspektimin e magazinave me ndihma ushqimore për banorët e përmbytur të zonave jugore, kryeministri Edi Rama u pyet nga mediat dhe mbi rastin ‘Gjika’.
Gazetarët kërkuan komentin e kryeministrit mbi arrestimin e Gjikës, por Rama nuk ka pranuar të flasë.
Ai komentoi vetëm mbi cështjen e ndihmave ushqimore nga magazinat e Novoselës. “Mirënjohje për angazhimin në këtë fazë të dytë të planit të ndihmës për zonat e përmbytura. Regjistrat e përgatitur të respektohen. Me rëndësi që ushqimi për bagëtinë të mos mungojë” u shpreh Rama.
Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve për ndërtimin e një pallati 11-katësh në qendër të qytetit bregdetar. Gjika aktualisht ndodhet i shtruar në një spital privat për një ndërhyje në zemër, ndërsa po sot do i jepet masa e arrestit nga policia.
(d.b/BalkanWeb)