TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Qendrën Kombëtare të Biznesit në kuadër të reformës dixhitale për shërbimet publike. Duke iu folur disa qytetarëve, Rama tha se nga sot nuk do të jetë më e nevojshme dosja me dokumente shtetërore dhe se gjithçka do të plotësohet online.

“Nga sot nuk do keni më nevojë të sillni me vete dosjet siç i keni në duar ku të ketë dokumente shtetërorë. Të gjithë dokumentet shtetërorë që u janë kërkuar do i duhet t’i marrë për ju vetë QKB. Ju duhet vetëm të aplikoni dhe të vendosni dokumentet individuale”, tha Rama.

Ndërkohë ai shtoi se 1-2 muaj qytetarët do të asistohen në sportel pastaj do ta mbyllet.
“Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)- REVOLUCIONI DIGJITAL NË SHËRBIMET PUBLIKE; Lehtësim drastik për regjistrimin e bizneseve
Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportel, përmes.? https://e-albania.al, mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë.
Ky proces rrënjësisht transformues do të lehtësojë ndjeshëm sidomos biznesin e vogël, duke i hequr qafe shpenzimet e ecejakeve dhe biznesin në tërësi natyrisht?
#ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam???☀”, shkruan Rama në “Facebook”

“Revolucioni digjital” i paralajmëruar nga kryeministri Rama përfshin 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele, ndërsa pas prezantimit të platformës bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb