Kryeministri Edi Rama foli në emisionin “Real Story”, në News24, për listat e PS në zgjedhjet e 25 prillit, duke sqaruar edhe “Rilindjen”.

Sipas kryeministrit Rama, rilindja është një vizion dhe ripërtëritja e PS është pjesë e këtij vizioni.

Mes të tjerash, Rama u shpreh se PS është e destinuar të ndryshojë në mënyrë të vazhdueshme, pasi në të kundërt do të shkrihet, të mbarojë.

“Rilindja është një vizion. Rilindja shqiptare është një vizion, nuk është parti. Ripërtëritja e PS është pjesë e këtij vizioni, por nuk është diçka që e kam sjellë unë në PS. Forcën e ndryshimit e ka sjellë në PS momenti i parë i lindjes së saj. Ka qenë një moment dramatik në historinë demokratike, ku një grup njerëzish gjetën forcën për ta krijuar dhe Fatos Nano ishte i pari. Unë nga erdha? Më solli Fatos Nano. PS është e destinuar të ndryshojë në mënyrë të vazhdueshme, ndryshe PS do jetë e destinuar të shkrihet, të mbarojë. Musa Ulqini ka që ditën e parë, iku si deputet më 2009, u rikthye prapë më 2013. Anastas Angjeli ishte jashtë, u rikthye prapë. Kjo ka lidhje me skuadrën”, tha Rama.

Rakipllari: Nuk është kështu.
Rama: Si nuk është kështu, kush je ti që e thua.
Rakipllari: Nano ishte një lider liberal i PS, tani merret, mbahet dy vjet, dhe hiqet.
Rama: Po ta përsëris prapë, po kujt ja thua, ja thua murit. Nuk reflektoni, nuk dëgjoni, ndaj nuk do fitoni. Unë po të shoh Lulin, nuk gjej motiv të dal nga shtëpia. Nuk më motivon. Si të dal nga shtëpia për të mundur një njeri që fle gjumë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb