Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Greqi, ka zhvilluar një takim me emigrantët në vendin fqinj.

Rama tha se heqja e ligjit të luftës është gur themeltar, për të hapur një epokë të re në marrëdhëniet dy-palëshe.

Me qeverinë greke jemi në një situatë pozitive për të trajtuar problematikat.  Hapi që hodhi Mitsotakis në parlament për lejet e drejtimit ishte akt i vullnetit të mirë. Duam marrëdhënie të mira mes dy vendeve. kemi akoma çështje për të trajtuar disa çështje. Ligji për patentat në Greqi, lajm i mirë. Heqja e ligjit të luftës është gur themeltar për të hapur një epokë të re.

Për detin, zgjidhja më e mirë është drejtimi i problemit tek Gjykata Ndërkombëtare. Ramë dakord që shqiptarët në Greqi të gëzojnë të drejta dhe grekët në Shqipëri po ashtu të gëzojnë të drejta. ne gjithmonë kemi respektuar grekët në Shqipëri.  Mitsotakis dëshiron të ndërtohen marrëdhënie të mira mes dy vendeve e popujve.”, deklaroi Rama në Athinë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb