TIRANË

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një dalje publike me përfaqësuesen e lartë të BE Federica Mogherini deklaroi se nuk ka asnjë diskutim se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor 2019.

“Nuk ka asnjë lloj diskutimi se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor. Kjo gjë nuk mund të vihet në diskutim nga askush. Është e sigurt që në këtë datë ka zgjedhje dhe qytetarët do të votojnë.

Atë ditë do të kemi edhe zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve të Shqipërisë. Se kush merr pjesë në zgjedhje e kush jo, këtë nuk e di. Gjithsecili është i lirë të hyjë ose jo në zgjedhje. Di që zgjedhjet janë legjitime dhe në të mund të marrë pjesë çdo parti politike legjitime. Më 30 qershor pra ka zgjedhje, kaq është e sigurt”, deklaroi Rama.

Sot më herët, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Basha tha se zgjedhje të koruptuara e të blera nga pushteti nuk do të mbahen.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb