Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa foto nga materniteti i Sarandës duke bërë krahasimin me 7 vite më parë.

Rama pranon se ka ende shumë më shumë për të bërë në shërbimin shëndetësor, por ai thotë se 7 vite më parë stallat quheshin spitale.

Madje ai ironizon me ish-qeverinë, sepo të na kishte zënë Covidi me stallat ‘’spitalore’’ të para 7 viteve, sot shqiptarët do jetonin një qamet më të madh se lufta.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Materniteti i Sarandës si e gjetëm dhe si është sot?

Patjetër ka ende shumë më shumë për të bërë për shërbimin shëndetësor, në çdo aspekt, kjo s’ka asnjë diskutim! Por ama këdo që e ka harruar si ishte shëndetësia dhe shan, akuzon, përqesh, a thua se ka ardhur nga hëna e nuk i kanë parë stallat e deri para 7 vjetëve që quheshin spitale, duhet ta ndihmojmë të zgjojë kujtesën nga gjumi?

#PunëJoGjumë

#SkaKohëPërPushim

*Të na kishte zënë Covidi me ato stalla “spitalore” që gjetëm para 7 vjetësh, sot do jetonim një qamet më të madh se vetë lufta…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb