Aktori i njohur, Reshat Arbana i është bashkuar thirrjeve ndërgjegjësuese në kuadër të fushatës së vaksinimit.

Nëpërmjet një mesazhi, Arbana shprehet se tek të rinjtë ndjehet një pavendosmëri për të marrë vaksinën kundër Covid, ndërsa thotë se duhet të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave njerëzore

Arbana më tej shprehet se në këtë fazë pandemie në të cilën ndodhemi është me rëndësi që secili nga ne të ruajë dhe të mbrojë njerëzit e dashur të zemrës nga ky virus i rrezikshëm.

“Ndihet, për fat të keq, një lëkundje e dëshirës për të marrë vaksinën, në gjirin e të rinjve. Dëshira ime është që të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore:

Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm – e theksoj- të fortë e të shëndetshëm.

Së dyti, të jemi të gëzuar e të lumtur.

Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, thotë Arbana.

Mesazhi i aktorit të njohur është publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”.

Arbana3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb