TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tensionet në Kuvend si dhe gjuajtjen me vezë ne drejtim të  tij nga deputeti i PD Endri Hasa gjate ditës së djeshme.

Rama  i është përgjigjur edhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ku nga foltorja e Kuvendit tha se nëse maxhoranca nuk voton ‘Vetingun në Politikë’, do të përballen me “djemtë që do rrëmbejnë armët” në rrugët e Shqipërisë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se i vjen të qajë me shthurjen verbale që opozita po i ngjit të rinjve si dhe i vjen të ulëras për Shqipërinë që sipas tij po turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie.

Statusi i Ramës:

Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet,po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë,që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: